Kotzias: Maqedonia mund të shpërbëhet


Në rast të jostabilitetit Maqedonia mund të shpërbëhet dhe ky do të ishte skenari më i keq, ka deklaruar ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin grek ERT.

Sipas fjalëve të tij, politika më e mirë për ardhmërinë e Ballkanit është bashkëpunimi në mes të Greqisë dhe Maqedonisë.

Kotzias ka përkujtuar se referendumi në Maqedoni ishte këshillëdhënës dhe nuk është parakusht për realizimin e Marrëveshjes së Prespës, të cilën e kanë nënshkruar ministrat e jashtëm e dy shteteve.

Sipas fjalëve të ministrit grek, numri i vërtetë i votuesve në Maqedoni është 1,2 e jo 1,8 milionë njerëz, sa llogaritet nëpër listat zgjedhore.

Ai ka theksuar se në 20 vjetët e fundit në atë shtet nuk janë përditësuar listat dhe se 300.000 njerëz gjenden jashtë vendit.

Prandaj votat “për” paraqesin shumicën absolute, pa marrë parasysh daljen prej 37 për qind të votuesve të regjistruar, ka thënë Kotzias.

Baby Boo