Me gjakun e shqiptares, nënshtetësi indiane, e në shërbim të gjithë botës: 12 fakte për Nënën Terezë


Nënë Tereza,e lindur në Shqipëri, jetoi në Indi pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo themeloi misione bamirësie që ofruan shërbime falas për të varfërit.

Nënë Tereza është një sinonim i veprave të mira, por shumë njerëz nuk dinë më shumë përtej ”një gruaje që ndihmoi të varfërit”.

Këto janë disa nga faktet e panjohura rreth Nënës Terezë

1.Agnes Gonxhe Bojaxhiu lindi me 26 gusht 1910, në Maqedoni, në një familje shqiptare me kushte të mira financiarre, ata zotëronin dy shtëpi. Babai i saj vdiq kur ajo ishte 8 vjeç, duke mbetur kështu pa një burim të sigurimit financiar, ajo dhe familja e saj.

2. Gonxhja ishte e magjepsur nga misionarët që në moshë të vogël, dhe kur ishte 12 vjeç ajo e dinte që do të angazhohej në fusha fetare.

3. Kur ishte 18 vjeç, ajo u largua nga shtëpia dhe u bashkua me Motrat e Loreto në Rathfarnham, Irlandë.

4. Megjithëse jetoi deri në moshën 87 vjeçare, ajo kurrë nuk i pa nënën ose motrën e saj pas ditës që u nis për në Irladë

5. Ajo bëri premtimet e saj si murgeshë në 1931, duke zgjedhur emrin Teresa për të nderuar shenjtorët Therese të Lisieux dhe Terezën e Avila.

6. Viti i parë i Terezës në lagjet e varfëra, ishte shumë i vështirë. Ajo ishte mësuar me një jetë më të rehatshme, dhe tani ajo nuk kishe të ardhura dhe asnjë mënyrë për të siguruar ushqimin.

7. Një nga projektet e saj të para ishte të mësonte fëmijët e të varfërve, duke u mbështetur në përvojën e saj me mësimin e fëmijëve të pasur. Ajo nuk kishte pajisje por i mësoi atë të lexojnë dhe të shkruajnë, në mënyra të ndryshme.

8. Përveç shkrim-leximit, Tereza u mësoi fëmijëve higjienën bazë. Ajo vizitoi familjet e tyre, duke i pyetur për nevojat e tyre dhe duke iu ndihmuar në sigurimin e tyre kur të mundej.

9. Ajo hapi një bujtinë përrr të varfërit, një shtëpi për të sëmurët, jetimët dhe të rinjtë e pastrehë.

10. Ajo u nderua me shumë çmime gjatë gjithë jetës së saj nga Padma Shri Indiane në 1962, deri në themimin përurues të Papës Gjon XXIII, dhe më e njohura Çmimi Nobel për Paqe në 1979.

11. Ajo refuzoi banketin tradicional të Nobel, dhe në vend të kësaj kërkoj që paratë të jepen për të ndihmuar të varfërit, dikur rreth 192,000 dollarë.

12. Tereza njihet si humanitarja më e madhe e shekullit 20, megjithë numrin e kritikave të ngritura drejt saj. Ish presidenti i SHBA, Ronald Reagan, tha në vitin 1985 se: ”Shumica prej nesh flasim për mirësi dhe dhembshuri, por Nënë Tereza e jeton atë”.

Baby Boo