Me drogë në “BMW”, kapet tetovarja nga policia


Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar Nj.J., 22-vjeçare nga Përshevca e Tetovës, pasi e njëjta është kapur me drogë në veturën e saj.

“Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë dje (05-korrik) rreth orës 13:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria 22-vjeçaren Nj.J. nga Përshevca e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj saj dhe në veturën “BMW” me targa të Tetovës, me të cilën ishte transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thanë nga SPB Tetovë.

Baby Boo