Mjeku Panovski: Të ndalohen koncertet, festat dhe mbledhjet – të rinjtë po infektohen gjithnjë e më shumë


Mjeku Nikolla Panovski konsideron se koncertet festat dhe mbledhjet duhet të ndalohen pasi sipas tij numri i personave të rinj të infektuar me coronavirus është duke u rritur.

Në një intervistë për Kanal 5 ai thotë se pritjet për uljen e numrit të të infektuarve pas organizimit të festave pa maska në disa qytete ranë në ujë ndërsa thotë se jemi para epilogut të festave gjatë zgjedhjeve.

“Nuk pritet ulje e numrit të të infektuarve derisa nuk merren masa më rigoroze në lidhje me ndalimin e festave edhe në hapësira të hapura edhe të mbyllura. Për momentin e shoh se nuk ka interesim për masa të reja” thotë Panovski.

Ndërsa qëndrimi i fundit i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është se masa e vetme që mund të zbatohet është kufizimi i lëvizjes derisa paraqitet nevoja.

Baby Boo