“Maxhar Telekom”, seanca shtyhet me kërkesë të PSP-së (VIDEO)


Seanca gjyqësore për rastin Maxhar Telekom, ku akuzohen tre ish-drejtor të kësaj firme për ryshfet, është anuluar për më 25 janar.

Shtyrja erdhi pas kërkesës së Speciales, deri në kompletimin e dokumentacionit voluminoz për këtë lëndë. Kjo ishte seanca e parë gjyqësore me prokurorët special prezent në sallë, që kur PSP-ја mori në dorë rastin e njohur të Maxhar Telekomit.

Në këtë lëndë, tre drejtorët akuzohen se në vitin 2005 kanë arritur marrëveshje me funksionarët e shtetit që të iu japin 19.5 milion euro, me qëllim që të mos lejohet futja e operatorit të tretë në Maqedoni. Por për shkak se pjesërisht u zbuluan, dyshohet të jenë dhënë vetëm 4.8 milion euro.

Marrëveshjet e fshehta mes kompanisë dhe Qeverisë raportohet të jenë bërë përmes një firme greke. Në dy marrëveshjet ilegale të arritura, qëndron firma e drejtorëve të Maxhar Telekom dhe funksionarëve të lartë të qeverisë së atëhershme, e udhëhequr nga Vllado Buçkovski. Dyshimet janë se BDI-ja aso kohe ka kërcënuar drejtorët se nëse brenda 2 muajsh nuk u jepet ryshfet edhe atyre, do të prishin marrëveshjen.

Sipas akuzës, në këtë rast janë bërë gjashtë marrëveshje të rrejshme përmes firmës greke. Kjo aferë mori dimension tjetër kur ish-agjenti Sllobodan Bogoevski, para gjykatës së Nju Jorkut ku gjykoheshin 3 ish-drejtorët tjerë për rastin e njëjtë, dëshmoi se ryshfet për këtë aferë kanë marrë, ish-kryeministri Vllado Buçkovski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ish zv.kryeminsitri Musa Xhaferi, i ndjeri Abdylhalim Kasami dhe se i përzier ka qenë edhe ish kreu i LSDM-së, Branko Cervenkovski.

Sipas Bogoevskit, ryshfet kanë marrë edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare: Jankullovska, Mijallkov dhe Gruevski. Nga ana tjetër Ahmeti dhe Xhaferi e akuzuan Bogoevskin për shpifje dhe e fituan gjyqin, por më pas, Gjykata e Apelit e hodhi poshtë vendimin e Gjykatës Themelore.

Baby Boo