BUJARIA SHQIPTARE: Ofron banesën falas për mërgimtarët që vinë për të votuar me 14 shkurt


Është ky Avni Abazi, qytetari nga Prishtina, i cili ofron banesën e tij mërgimtarëve që po vinë për të marrë pjesë në zgjedhjet historike të 14 shkurtit në Kosovë. MekuliPress e publikon ofertën e tij bujare pa ndryshim redaksionale:

“E dashur diasporë,
Nese keni vendose me udhetu në Kosovë për të votuar, por nuk doni ti shqetsoni familjaret e juve për pak ditë sa jeni atje, ose nuk keni një vend ku të rrini, atëhere ju ftoj që ta konsideroni si mundësi qendrimi free banesën time në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Banesa është e vogel, me një dhomë por mund të akomodoj lirisht 3 persona.

Ketë ide ma dha një mik i im hebre, të cilit pasi i tregova për zgjedhjet dhe pengesat që KQZ-ja ju ka bërë diasporës, atëhere ai tregoj një moment pas krijimit të shtetit të Izraelit që paska ndodhe në atë kohë, më ç’rast pronar hotelesh e persona privat kanë hapur dyert për mergatën hebreje në Amerikë për të kryer obligimin e tyre për të votuar në atedhe.

Me pelqej si ide, dhe vendosa ta marr këtë hap simbolik të mbeshtetjës, me ç’rast ftoj edhe të tjeret që kan mundesi n’Kosovë që të hapin dyert për qytetarët tanë që jetojnë jashtë për të ardhur dhe për të votuar.
Me shkruani lirishtë që të bëjmë aranzhimin.”

Baby Boo