MASHTRIME TË SHPESHTA TË QYTETARËVE ME DRUTË PËR NGROHJE


Një fenomen i mashtrimit me dru për ngrohje po ju ndodh më shumë qytetarëve të Maqedonisë. Shumë shpesh në buletinin policor figurojnë denoncime për mashtrim të shitësve që shkojnë nëpër shtëpi dhe u ofrojnë qytetarëve dru për çmime më të lira, dhe më pas me pretekste të ndryshme gjejnë mënyrë për t’ua marrë paratë pa ua sjellë drutë fare. Në thuajse çdo rast që haset në buletin, qytetarëve u vidhen nga të paktën 200 euro.

Kështu në buletinin e sotëm të policisë, shkruan se një çift nga Aerodromi i Shkupit është dëmtuar për 14 mijë denarë. Shitësi ka qenë duke shkarkuar dru për ngrohje tek fqinji i gruas të dëmtuar dhe i ka ofruar asaj dru për 2800 denarë për metër katror. Gruaja ka porositur pesë metër kub që janë vlerësuar 14 mijë denarë. Paratë shitësi i ka marrë menjëherë dhe i ka thënë gruas se po largohet vetëm sa ta sjellë kamionin, por nuk është kthyer më.

Sot ka ndodhur edhe një mashtrim tjetër me dru në fshatin Buzallakovë të Velesit. Mënyra është e njëjtë, dhe ndoshta edhe autori i njëjtë pasi që mashtrimi i parë ka ndodhur në Shkup në ora 10, ndërsa i dyti në orën 14:00 në Buzallakovë. Shitësi i ka shkuar qytetarit në shtëpi dhe i ka ofruar dru për 2300 denarë për metër kub por sikurse në rastin e parë, i është thënë të presë të shkojë të marrë drutë dhe llogarinë, dhe më nuk është shfaqur.

Para tre ditësh, më 1 korrik, në buletinin policor, poashtu është shënuar një tjetër mashtrim me dru për ngrohje. Siç shkruan policia, një shitës i druve ka manipuluar një çift nga Draçeva. Pasi që e kishin bërë pazarin, shitësi e kishte marrë banorin e Draçevës me vete gjoja për t’ia treguar drunjtë, ndërsa ndërkohë me pretekste të ndryshme, e kishte lënë burrin të presë dhe ishte kthyer përsëri në shtëpinë e të dëmtuarve. Gruas i kishte thënë se janë marrë vesh me burrin e saj dhe tani pret vetëm pagesën, kështu që gruaja i kishte paguar 10 mijë denarë, ndërsa shitësi më nuk ishte shfaqur.

Më 29 korrik, gjashtë ditë më parë, është regjistruar mashtrimi tjetër. Mënyra e njëjtë sikurse ajo më parë. Shitësi paraqitet në shtëpinë e një çifti nga Kisella Voda. U ofron drutë dhe i thotë të Zotit të shtëpisë të shkojnë në vendin ku i ka drutë që ti shohë. Teksa burri shkon që të shohë drutë, shitësi kthehet në shtëpinë e çiftit dhe i kërkon gruas 7500 denarë duke e gënjyer se drutë tashmë kanë filluar të priten dhe ngarkohen në kamion.

Më 27 korrik, tetë ditë më parë, mashtrimi i radhës. Tani në lagjen Gjorçe Petrov. Shitësi ka shkruar në oborrin e një familjeve për të ofruar dru për ngrohje. E merr pronarin e shtëpisë tia tregojë drutë dhe e lë diku të presë gjoja derisa ta sjellë kamionin, dhe ndërkohë shkon tek shtëpia e të dëmtuarve dhe i kërkon vajzës së tij 200 euro për drutë që gjoja babai i saj është pajtuar ti blejë.

Më datë 24 korrik, 12 ditë më parë, përsëri janë mashtruar banorë të Shkupit. Një familjeje i janë marrë 6500 denarë me mashtrime se po shesin dru për  për gjoja dru për 2 mijë denarë për një metër kub. Tashmë teknika e njohur. E merr të zotin e shtëpisë gjoja për ta dërguar tek kamioni ku i mban drutë, dhe e lë të presë për pak kohë, por ndërkohë ai shkon tek shtëpia e të dëmtuarve dhe i kërkon zonjës së shtëpisë paratë për drutë.

Sipas llogarive në korrniza të gjëra, për vetëm dy muaj, mashtruesit kanë arritur të vjedhin mbi 700 euro, por ka gjasa të ketë edhe më shumë raste të tilla të cilat nuk janë paraqitur në polici.

Baby Boo