Harxhimet rrugore për deputetët që shfrytëzojnë makinat e tyre private për ta ardhur në kuvend, do të ulen në masën 20%, siç është propozuar nga 46 deputetë kryesisht të LSDM-së.
Në arsyetimin e propozim ligjit, kreu i Komisionit për sistem politik, Aleksandar Kiracovski, arsyetoi domosdoshmërinë për këtë ndryshim me faktin se pikërisht shpenzimet rrugore të deputetëve kanë qenë vazhdimisht si cak i sulmeve të opinionit.
Ndryshimet parashohin njëkohësisht edhe që deputetëve që jetojnë larg kryeqendrës t’u mundësohet banim me qira në Shkup për t’iu ikur harxhimeve për rrugë.
“Arsyetimi i vetëm i kësaj është që të ulen harxhimet e deputetëve të cilët shfrytëzojnë veturat e tyre private për punë zyrtare. Në periudhën e kaluar deputetët dhe shtëpia ligjvënëse ka qenë cak i sulmeve të opinionit për harxhime dhe më duhet të them se një pjesë e madhe e këtyre sulmeve kanë qenë të arsyeshme. Me këtë praktikë të re çdo harxhim tanimë do të duhet të dokumentohet, edhe atë çdonjëri do të duhet të dorëzojë kupon fiskal për derivatet, por edhe kupton fiskal nga pikat e pagesave rrugore, dhe të njëjtat do të duhet t’i paguajë me kartë kreditore, apo debitore, e cila është në emrin e tij”,- theksoi kryetari i Komisionit për Sistem Politik, Aleksandar Kiraçovski.
Deri më tani ligjërisht kuvendi u refondonte deputetëve mjete për harxhimet rrugore në vlerë prej 30 për qind, për një litër derivat djegës, ndërsa me ndryshimet e reja të njëjtat do të refundohen me vlerë prej 20 për qind, apo nëse e shndërrojmë në shifra, nëse një deputet ka marrë në ditë 6000 denarë, tanimë do të marrë 4000 mijë denarë.
Tani u mbetet që deputetët të njëjtën ta kalojnë edhe në seancë parlamentare, para se të futet në fuqi.