Maqedonia lejon shkuarjen në xhami por ka disa kushte


Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni të Veriut ka sjellë vendim për hapjen e xhamive që nga dita e martë. Por që besimtarët mysliman të falen në xhami duhet të përmbushin disa kushte siç vijon:

Mbajtja e patjetërsueshme e maskave,
Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorëzave,
Sexhade personale,
Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve,
Të respektohet distanca fizike,
Ligjeratat fetare të mos jenë më të gjata se 10 min,
Abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të mbyllura.
Të shmangen përshëndetjet

Bashkësia Fetare Islame muaj më parë, në koordinim me epidemiologët solli vendim për mbylljen e xhamive për shkak të pandemisë. Megjithatë, me uljen e numrit të të infektuarve, BFI-ja sjelli vendim për rihapjen e xhamive.

Baby Boo