Banka Popullore: Po ndërmerren masa për dëmshpërblim më të shpejtë të depozituesve dhe kreditorëve nga “Eurostandard”

Pas njoftimit nga Gjykata Themelore Civile në Shkup se është miratuar propozimi për hapjen e procedurës falimentuese ndaj “Bankës Eurostandard” SHA Shkup dhe se është përcaktuar udhëheqësi falimentues, Banka Popullore duke e mbrojtur interesin e depozituesve dhe kreditorëve, në mënyrë aktive i ndërmerr të gjitha aktivitetet të cilat në periudhën deri në fillimin e procedurës falimentuese janë kompetencë e saj ligjore, bënë të ditur nga Banka Popullore.

Baby Boo

Prej atje theksojnë se është mbrojtur prona e Bankës, në funksion të sigurimit të një pjese të parakushteve për zbatimin e procedurës efikase dhe të shpejtë falimentuese në kuadër të së cilës duhet të paguhen kërkesat e kreditorëve dhe një pjese të depozituesve.

Qytetarët të cilët më 12 gusht të vitit 2020 kanë bërë transaksione me para të gatshme dhe në mënyrë elektronike përmes “Bankës Eurostandard” SHA Shkup për pagesën e faturave (rrymë, ujë, dhe pagesa të tjera), përfshirë edhe përmes pagesave në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, bënë të ditur nga Banka Popullore, transaksionet do të realizohen në ditët në vijim dhe nuk ka nevojë që qytetarët t’i paguajnë faturat e njëjta përsëri.
“Ekipi i Bankës Popullore është maksimalisht i përkushtuar edhe që të kontribuojë për përfundim sa më të shpejtë të të gjitha procedurave administrative në lidhje me pagesën e dëmshpërblimit të depozitave të qytetarëve nga ana e Fondit për Sigurimin e Depozitave”, thuhet në kumtesë.