Maqedonia e Veriut dhe Kosova bashkëpunim në fushën e arsimit


Ministrja e Arsimit të Kosovës për vizitë në Shkup
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ka pritur në takim homologen e saj nga Kosova, Arbërie Nagavci, ku kanë biseduar rreth reformave në arsim në të dyja vendet.
Reformat në arsim, procesi I digjitalizimit dhe sfidat në arsimin e lartë, ishin temat që diskutuan dy ministret e arsimit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Zëvendës ministri i arsimit, Arafat Shabani, tha se ky takim ishte vetëm fillim i realizimit të qëllimeve që dy vendet i kanë definuar.

Arafat Shabani – Zv.Ministër i Arsimit
“Midis RMV-së dhe Kosovës nuk ka çështje të hapura në fushën e arsimit, ndërsa ekziston dëshira për të hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe shpresoj që takimi I sotëm të jetë shtytje e re në këtë drejtim. Rruga drejtë qëllimit më të lartë strategjik fillon në përpjekjet e qeverive secila në vendet e tyre dhe nga arritjet e rezultateve në nivel kombëtar, por gjithsesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me vendet në rajon ku gjithë herë ka pasur traditë të respektit dhe ndihmës reciproke, dhe besojë ashtu do jetë edhe ën të ardhmen”.

Diskutuam për mundësitë e angazhimit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe edukimit, biseduam për çështjet e digjitalizimit në procesin e arsimit, reformat në edukimin parauniversitar dhe disa cështje tematike që adresohen kryesisht në arsimin e lartë, tha mes tjerash ministrja Nagavci.

Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit në Kosovës
“Biseduam për çështjet e digjitalizimit në procesin e arsimit, reformat në edukimin parauniversitar dhe disa cështje tematike që adresohen kryesisht në arsimin e lartë, sic janë mundësitë e bashkëpunimit më tutje por edhe lehtësimi I procedurave dhe aspekti formal të njohjes dhe vlerësimit të diplomave që janë cështje që janë adresuar nga të rinjtë tanë që nga RKS studiojnë në RMV”.

Nagavci ka bërë të ditur se janë dakorduar që të formojmë grup punues dhe shumë shpejtë të finalizojmë një marrëveshje konkrete ku do shihet për potencialin, mundësitë dhe bashkëpunimet në fusha konkrete në vitin e ardhshëm dhe mëtutje.

Baby Boo