“Djali i hekurt”, sot filloi me projektin kundër bullizmit (FOTO)


Kohës së fundit shohim shumë probleme në shkolla, e shumica e këtyre problemeve vijnë nga një fenomen i rrezikshem per shoqërinë tonë, bullizmi. Bullizmi është një fenomen shumë i rrezikshëm i cili ndikon në personalitetin e secilit njeri e sidomos për zhvillimin e personalitetit të fëmijeve. Si shoqëri gjithmonë jemi munduar që në njëfarë mënyre ta largojmë këtë veti nga ne dhe që të mësohemi ta respektojmë secilin person ashtu siç duket, sido që të jetë i rritur apo femijë.

Ditë më parë lajmeruam që do të fillohet një projekt i tillë i cili do t’i mundësojë secilit fëmijë që të motivohet dhe ta largojë bullizmin. Përveç kesaj, do të jetë një mundësi e mirë që edhe ata të cilët i bullizojnë të tjerët të jenë të vetëdijshëm për atë brengë e atë shqetësim që ua japin të tjerëve.

Këtë projekt e filloi sot Labinot Azemi që ndryshe e quajmë “Djali i hekurt” për shkak se ai ishte njëri nga personat, i cili dikur u bullizua shumë për pamjen e tij, e shkaku i kësaj ai pati edhe shumë probleme të tjera.
Sezoni i parë i këtij projekti filloi sot në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj i cili po ashtu u mbeshtet nga komuna e Ferizajit. Labinot Azemi ishte ai që dha ide për këtë projekt të cilin vet ai sot e realizoi.
Diskutimet rreth kësaj teme që i bëri në këtë shkollë, Labinotin e mirëpriten i gjithë stafi i shkollës dhe të gjithë nxënësit. Si dita e parë që ishte me këtë projekt, Labinoti u nda tejet i kënaqur me punën e tij dhe ai mendon se ky projekt do të jetë shumë i suksesshëm dhe se falë këtij projekti sadopak do të ngritet vetëdija mbi këtë fenomen tek nxënësit e në përgjithësi në shoqerinë tonë.

Kujtojmë se ai më parë ishte shprehur se kjo ishte dëshira e tij më e madhe, që ta fillojë këtë projekt kundër bullizmit dhe t’i ndihmojë të tjerët e sidomos fëmijët. Labinoti thotë se do të mundohet gjithmonë që t’a largojë këtë fenomen nga shoqëria jonë dhe se në të ardhmen ai do të mundohet të merret edhe me projekte shumë më të mëdha kundër bullizmit.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të realizuara sot gjatë këtij projekti:

Baby Boo