Isa Mustafa tregon se a duhet votuar Vjosa Osmani presidente e vendit


Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk ka vendosur nëse do t’ia bëjnë kuorumin apo t’a votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.
Anipse deputetë të kësaj partie kanë dalë hapur se do t’a votojnë Osmanin, një vendim pritet të merret në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
E në këtë çështje nuk po dëshiron të involvohet ish-kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se përgjegjësia i takon Këshillit të Përgjithshëm nëse do t’a votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.
“Nuk dëshiroj të involvohen në një vendim që duhet ta merr Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Përgjegjësia iu takon atyre”, tha Mustafa.
Kujtojmë se sot kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet me kandidaten për Presidente Vjosa Osmani ku do të bisedojnë rreth çështjes së kuorumit dhe votës nga LDK-ja për Presidenten.

Baby Boo