SHBA: Të paktën gjashtë të vr*arë gjatë një koncerti, vr*asësi në arrati


Gjashtë persona u qëlluan për vdekje gjatë një koncerti në shtetin amerikan të Oregonit të premten mbrëma, kurse i dyshuari është në arrati, njoftoi policia. Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjes për të shtëna para sallës “WOW” në Eugene ku po mbahej koncerti. Shefi i policisë në Eugene, Chris Skinner, tha se gjetën gjashtë persona të vrarë në vendngjarje.

“Gjashtë persona u transportuan në spital dhe të paktën njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha Skinner.
Të shtënat kanë ndodhur në parkingun e pasëm përballë vendit të ngjarjes, tha policia. Në këtë kohë, një koncert po mbahej në sallë me Lil Bean & Zay Bang dhe artistë të tjerë.

Policia tha se asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim.
Skinner përshkroi se oficerët e policisë gjetën “kaos” kur mbërritën dhe tha se hetuesit nuk morën shumë informacion nga dëshmitarët e mundshëm.
“Hetuesit nuk kanë përcaktuar nëse të shtënat kanë qenë të rastësishme apo të qëllimshme”, tha shefi i policisë.
Eugene ndodhet rreth 177 kilometra në jug të Portlandit.

Baby Boo