Maqedoni, vendimi për referendum në Kuvend do të merret më 16 korrik


Më 16 korrik në Kuvend do të sillet vendimi për nënshkrimin e referendumit për emrin. Ndërsa data në të cilën do të votojnë qytetarët do të kërkohet gjatë kohës pas miratimit të Ligjit për referendum.

Ndërsa vlen të theksohet se pas publikimit të vendimit për mbajtje të referendumit në Gazetën Zyrtare, nuk mund të kalojnë më pas se 60 ditë ose më shumë se 90 nga dita e mbajtjes së referendumit.

Burime nga Kuvendi thonë se data do të kërkohet në muajin shtator, në mënyrë që të arrihen afatet që dalin nga marrëveshja me Greqinë.

Sipas nenit 30 të Ligjit – vendimet për referendum në nivel shtetëror konsiderohen të miratuara nëse votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që votuan, nëse votojnë më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore.

Baby Boo