VMRO – DPMNE: Zaev dëshiron të krijojë tensione në vend


VMRO ka akuzuar kryeministrin Zaev se dëshiron të krijon tensione në vend. Me marrëveshjen kapitulluese që nënshkroi, ai dëshiron të mbulojë skenarin për të tërhequr në dhunë qytetarët e pafajshëm e më pas të njejtët ti akuzojë se kërkojnë të shkatërrojnë shtetin, thonë nga VMRO.

“Zoran Zaevi me të gjitha forcat dëshiron  të krijojë dhunë në shtet. Ai kapitulimin të cilin e nënshkroi dëshiron ta mbulojë me skenar me të cilin do të dërgojë qytetarë të pafajshëm në dhunë dhe më pas do ti akuzojë se ata po e dëmtojnë shtetin. Ne realitet Zoran Zaevi dëshiron një 27 Prill të ri, që të mund më pas veten ta deklarojë viktimë dhe pastaj shpëtimtar i vendit dhe ne fund ta akuzojë VMRO-DPMNE-në . Ai dëshiron që të gjithë ata të cilët e kundërshtojnë veprën e tij kapituluese, shumicën e madhe qytetarët e sinqertë ti percaktojë si ekstremistë dhe dhunues edhe pse këta qytetarë nuk janë të tillë. Ai përmes dhunës deshiroon të mbetet ne pushtet. Qeveria edhe një herë krijoi, më vetëdije shkaktoi incidente dhe me këtë edhe një herë e keqpërdori Policine e vendit”.

Baby Boo