Rama për ngjarjen në Velipojë dhe Vlorë: Jam i shqetësuar


Në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, sot është zhvilluar mbledhja Asambleja e Partisë Socialiste, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri Edi Rama.

I pyetur për ngjarjen që tronditi mbrëmjen e së shtunës, Velipojën ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën, pas një konflikti për shezlonget, kryeministri nuk dha një koment të drejtpërdrejtë, por u shpreh i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit.
Rama po ashtu u shpreh se nuk ka kohë për të humbur dhe se ka thirrur në takim Ministrin e Brendshëm dhe disa nga drejtuesit kryesorë të policisë për një fazë të re ristrukturimi.

“Sa i përket administrimit të vogël, unë jam i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, por për Bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidha me industrinë e turizmit. Dhe për këto kemi folur. Kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe disa drejtuesit kryesorë të policisë, për të mos humbur kohë dhe për të lancuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur dhe që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë, dhe të mos presim fundin e verës”, tha Rama.

Baby Boo