Maqedoni, nesër do të kuptohet se a do të dënohen deputetët e përfshirë në 27-prillin e 2017-s


Nesër, Gjykata Penale në Maqedoni do të njoftojë se, për herë të parë në demokracinë parlamentare, a do të dënohen ose jo pesë deputetët dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, për veprën penale “kërcënim terrorist të sigurisë dhe kushtetutës së shtetit”, në lidhje me sulmin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Ka pasur seancë, në të cilën janë shqyrtuar aktakuzat, por deri sa nuk dërgohet te palët, nuk do të publikohet vendimi”, ka deklaruar për “TV 24“, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Ivan Xholev.

Edhe pse avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të konsultohen para se të sillen vendimet, sërish, seanca e sotme e Këshillit Gjyqësor është mbajtur me dyer të mbyllura.

Në rastin më të madh gjyqësor, për 27-prillin e 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë, janë të akuzuar 35 individë: deputetë, drejtorë, sigurimi i Kuvendit dhe protestues. Të akuzuar janë edhe artistët, Boris Damovski, Igor Durllovsk, si dhe Bogdan Ilievski – Betmen.

Baby Boo