Kosovë/Shamia iu bë pengesë disa nxënëseve për tu regjistruar në shkollë, reagon deputetja e PDK-së


Ditë më parë u raportua se disa vajza nuk u pranuan të regjistrohen në shkollë të mesme për shkak të bartjes së shamisë. E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Besa Ismaili e cila e ka quajtur provokim këtë veprim,duke shtuar tutje se kjo është e papranueshme.

Ismaili ka thënë se thirrja kundër institucionalizmit fetar për të ruajtur parimin sekular të shtetit po shtrembërohet me qëllim për të mohuar lirinë individuale fetare.

“Si anëtare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut që nga mëngjesi i sotmë, jam duke u angazhuar maksimalisht (ashtu siç kam bërë prore për më shumë se dy dekada tanimë edhe në rastet e mëhershme) për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e mia për të asgjësuar tendenca për veprime dhe vendime të tilla të kundërligjshme dhe diskriminuese. Ksenofobia nuk i duhet shoqërisë kosovare!”,ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.

Baby Boo