Turqi, aksidentohet autobusi i pasagjerëve, një i vdekur dhe 16 të plagosur (VIDEO)


Të paktën një person e ka humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në qytetin perëndimor të Turqisë, Kutahya.

Sipas informacioneve të marra autobusi me pasagjerë ka rënë në humnerë në autostradën Kutahya-Eskisehir. Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Baby Boo