Makron: “Votimi i propozimit francez zgjedhje vendimtare për BE-në” (VIDEO)


Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Franca do të qëndrojë në krah të Maqedonisë së Veriut gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Macron ka deklaruar se konferenca do të jetë një proces, një fazë historike për pranim të Maqedonisë së Veriut në BE.

EMMANUEL MACRON, PRESIDENT I FRANCËS
“Me një votë sovrane për propozimin e Francës në fund të presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, parlamenti maqedonas zgjodhi me vendosmëri Evropën”. Departamenti Amerikan i Shtetit, ka mirëpritur vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për votimin e propozimit francez dhe ndërmarrjen e hapave të ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE.

DASH
“Vendimi vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, bashkë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i bëgat”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha të shtunën se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

Parlamenti në Shkup të shtunën me 68 vota Pro, miratoi propozimin francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e negociatave për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Miratimi i konkluziove të propozimit francez u përshëndet edhe nga liderët e BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Baby Boo