“A është Kosova në radhë”, serbët presin largimin e amerikanëve si në Vietnam dhe Afganistan


Edhe ngjarjet e fundit në Afganistan, disa serbë, në mesin e tyre edhe figura publike, i kanë lidhur me Kosovën. Me pamje nga largimi i trupave amerikanë nga Vietnami dikur dhe së fundmi nga Afganistani, thonë se Kosova është shteti i radhës, të cilën do ta braktisë SHBA-ja.

Në ditën kur talibanët pushtuan Kabulin, duke bërë që nga atje të tërhiqen trupat amerikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre afganë, një serb që në biografinë e tij shkruan se është regjisor e skenarist ka bërë një postim përmes së cilit pyet se a është Kosova vendi i radhës ku pritet largimi i trupave amerikanë.

Me një fotografi të postuar ku duket helikopteri që po evakuon afganët dhe një helikopter tjetër nga momenti i largimit të amerikanëve nga Vietnami kohë më parë, serbi i quajtur Boris Malagurski, shkruan “A është Kosova vendi i radhës”.
Ky postim ka nxitur shumë komente në Twitter dhe nuk është mirëpritur nga përdoruesit shqiptar të këtij rrjeti social.
Disa prej përdoruesve serbë të Tëitterit, kanë etiketuar ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun, dhe e kanë pyetur se çfarë do të bëjë Kosova, kur amerikanët të largohen.

Baby Boo