LSDM: Mickoski e kushtëzon referendumin me amnisti të Gruevskit


Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski është i vetëm në mbrojtjen e krimit. Ai është tradhtarë i interesave shtetërore, i cili nuk e din se çka dëshiron, vlerësojnë nga partia në pushtet.

“Mickoski pa turp e kushtëzon marrëveshjen dhe referendumin e ardhshëm, me amnisti të kriminelëve të familjes dhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së kriminelëve, Mickoski po përpiqet ta shtyj Maqedoninë në greminë, ta shtyj në izolim dhe pa siguri. Jo serioziteti i tij dërgon në atë që të ngelemi vetëm, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia dërgon në konflikt, ndarje dhe padrejtësi”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga partia në pushtet thonë se nuk do të lejojnë që politika izoluese e Mickoskit, siç thonë nga atje, nevoja e tij për të mbrojtur kriminalitetin, që ta shtyj Maqedoninë drejtë izolimit. /Telegrafi

Baby Boo