Lojërat Android po vijnë në kompjuterët Windows


Nga viti i ardhshëm, lojërat Google Play do të jenë të disponueshme në shumë më tepër ekrane në krahasim me situatën aktuale.
Google Play Games aktualisht është në dispozicion vetëm për pajisjet Android dhe ChromeOS dhe zyrtarët e Google kanë njoftuar se nga viti 2022, shërbimi do të arrijë edhe në kompjuterët Windows.

“Lojtarët do të jenë në gjendje të luajnë lojërat e tyre të preferuara të Google Play në pajisje të shumta”, tha Google.
U përmend se ky është një produkt krejtësisht i ri dhe informacione të reja u publikuan gjatë ngjarjes së Game Awards 2021. Aktualisht nuk ka shumë detaje se kur funksioni i ri do të jetë i disponueshëm publikisht, ose nëse kontrollorët ekzistues do të jenë të përputhshëm me të gjitha pajisjet e mbështetura.

Baby Boo