Sulmohen me gjësende druri dhe metalike dy të mitur nga Shkupi, njëri përfundon në spital


Me datë 28.04.2024, në ora 23:15, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të rënda fizike. Sipas njoftimit, rreth orës 22:40 në komunën e Gazi Babës në Shkup, ai dhe shoku i tij janë sulmuar me sende druri dhe metali nga disa të mitur të tjerë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo