Lindita Ademi, përfaqësuese e UT-së në Samitin botëror të paqes në Seoul të Koresë (Foto)


Profesoresha e gjuhës angleze ligjëruese në Fakultetin e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Tetovës Doc. Dr.Lindita Ademi nga 16 shtatori 2018 është pjesëmarrëse e vetme nga Maqedonia dhe Ambasadore e Paqes në Samitin Botëror për Paqe që mbahet në Seoul të Koresë Jugore, transmeton BonZo.
Lindita Ademi në Samitin Botërorë të Paqes prezantoi denjësishtë historikun e themelimit dhe zhvillimit të Universitetit të Tetovës, diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, Rasti i “Almirit”, proceset tjera të montuara ndaj shqipareve si dhe prezantimin e Klubit fudbollistik të femrave “Tetova 2017” dhe aktivitetet paqësore të këtij klubi si pjesë e organizatës paqësore IWPG me qendër në Seoul të Koresë Jugore.

Gjatë këtij Samiti Botëror të Paqes në Seoul Lindita Ademi u dekorua me dy çmime si aktiviste e dalluar dhe si ambasadore e paqës nga udheheqësit e kësaj organizate Mr chairman Man Hee Lee dhe Ms Chairwoman Yoon.

Përndryshe, Ademi gjatë këtyre viteve si aktiviste e Komitetit të Paqes – Tetovë ka qenë orginizatore dhe pjesëmarrëse në disa aktivitete si Konferenca shkencore, ekspozita, tribuna, aktivitete sportive dhe aktivitete ekologjike me karakter dhe mesazh mbi Paqen./PC

Baby Boo