Han-Zaev: Javën e ardhshme fillon procesi i verifikimit

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Han theksoi se referendumi i 30 shtatorit do ta përcaktojë të ardhmen e vendit dhe se nuk është koha për lojëra partiake. Han porositi të gjitha partitë politike që të kenë kujdes se si sillen dhe çfarë porosish përcjellin, ndërsa qytetarëve iu apeloi që të marrin pjesë në këtë referendum unik që do të ketë pasoja afatgjate për vendin, rajonin dhe gjithë Evropën. Kryeministri, Zoran Zaev vizitën e Hanit në prag të referendumin e vlerësoi si mbështetje të fuqishme.

Baby Boo Tinex

Ky referendum ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe nuk duhet të bëhet pjesë e ngjarjeve politike. Mendoj se partitë politike duhet të përmbahen nga të shfrytëzuarit e të njëjtit për qëllime politike partiake. Mendoj se çdokush duhet të vendosë varësisht interesave dhe bindjeve personale dhe në këtë moment kyç nuk është koha të luhen lojëra partiake.  Apeli im për qytetarët është i thjeshtë: informohuni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike për të votuar, që të dëgjohet zëri juaj. Është vendi juaj, e ardhmja juaj dhe zgjedhja juaj.  Cilido qoftë vendimi juaj, ne jemi gjithmonë me ju, por mendoj se do të kemi më shumë mundësi nëse kemi të ardhme të përbashkët”- u shpreh  Johanes Han, Eurokomesar për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim.

Në konferencën e përbashkët për media, Zaev dhe Han njoftuan se më 27 shtator do të fillojë procesi i verifikimit i njohur si skrining. Han tha se BE-ja do t’i sigurojë vendit këshilla teknike për reformat që do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndërsa shtoi se zbatimi i reformave bashkë me Marrëveshjen për emrin është parakusht që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim vitin e ardhshëm. Zaev nga ana tjetër siguroi se vendi do të dyfishojë përpjekjet për realizimin e reformave.

Nuk kemi kohë për të humbur. Prandaj javën e ardhshme do të kemi një takim shumë të rëndësishëm në Bruksel ku ne do të fillojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse verifikimin, përfshirë gjithë punën përgatitore për fillim të negociatave. Kjo pos dispozitave ligjore ka të bëjë me cilësinë e ajrit, cilësinë e prodhimeve ushqimore, me sistemin shëndetësor dhe arsimor që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tuaj të përditshme”- theksoi Johanes Han, Eurokomesar për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim.

Tashmë bëjmë reforma të rëndësishme, ndërsa deri në korrik të vitit 2019 do të tregojmë dyfish më shumë hapa konkret të reformave në sferat kyçe, siç janë: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, reforma në administratën shtetërore dhe në shërbimet e zbulimit. Mbështetja miqësore në këtë fazë të këtij procesi është jashtëzakonisht e mirëseardhur, sepse na ndihmon të përmirësohemi, të bëhemi më të përgatitur për fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Gjatë vizitës dyditore në Shkup, pos përfaqësuesve të pushtetit, Han takoi liderin e VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski por jo edhe Presidentin, Gjorge Ivanov. Në vazhdën e vizitave të përfaqësuesve të BE-së para referendumit, të enjten pritet të vijnë eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Restorant Lumare