Martesa gay/ Kjo është historia e Mishelit nga Kavaja, ish-prezantuesit të Top-Channel që u martua me një burrë


22 – vjeçari Mishel Rrena, sfidoi opinionin publik dhe vendosi që lidhjen e tij me një person të të njëjtit seks ta bëjë publike. Ndonëse për ta bërë këtë gjë iu desh të largohej nga Shqipëria, ai duket se ka qenë shumë i guximshëm, jo vetëm për të shfaqur publikisht prirjen e tij seksuale, por edhe për të arritur ambiciet e tij personale. Më poshtë rrëfimi i Mishelit për një nga mediat sociale, rreth 2 vite më parë:

“Unë jam Mishel Rrena, 20 vjeç nga Kavaja. Alktualisht studioj per gazetari ne vit te dyte tek Filologjiku dhe kam pasur mundesine e jetes time qe edhe te fitoj nje vend pune ne nje nga televizionet me te medha ne Shqiperi sic eshte Top Channel.

Qe kur isha i vogel, tre- kater vjec, kam recituar e prezantuar gjithmon. Kur u rrita dhe pak fillova te kisha pasion per lendet qe ishin shkencore. Matematika, fizika, dituria qe ishte atehere. Kur isha ne klase te shtate dhe lendet filluan goxha te veshtiresoheshin, pash qe pasioni im per letersinr ishte shume me i madh. Shkruaja dhe lexoja shume libra. Edhe ne shkolle te mesme hyra tek lendet shkencore.

Deri ne vit te fundit ne e kishim vendosur qe do hidhja lende shkencore dhe si dege te pare do kisha Stomatologjine. Dy muaj para se te plotesoheshin formularet i them prinderve qe nuk mundesha te vazhdoja dicka te tille. Doja dicka krejt tjeter per veten.

Doja te isha i rrethuar nga njerez dhe te kisha mundesine te tregoja se si jam. Per ta vazhduar kete gje une vendosa qe te beja dicka per kete gje. Kam shkuar tek emisioni qe behej asaj kohe ” Amerikani i pari ne lajme”. Kam pritur gjithe diten aty nga mengjesi deri ne darke vetem per audicionin e pare. Kisha shume emocione. Ishte hera e pare per mua qe behesha pjese e ketyre formateve, po deshira ishte shume e madhe.

Kur dola para tyre emocionet ishin te papershkrueshme, por e mbajta veten dhe dhash me te miren, mirepo ata thane qe isha i vogel dhe ta provoja edhe nje here tjeter. U zhgenjeva jashtzakonisht shume. Edhe pse nuk me pranuan, vendosa mos te dorezohesha. Hodha gazetarine si dege te pare dhe e kapa. Dola i 14 ne rang Republike dhe kjo me lumturoi. Une jam tip qe bie goxha ne sy dhe qe atehere kishte petagog qe me mbanin mend, qe iu kujtohesha une dhe qe me dhane shume stimul per te arritur ketu ku jam sot.

Mundesia e madhe me erdhi para disa muajsh. Motra ime e vogel pa ne instagramin e Lori Hoxhes nje post ku kishte thene se po hapeshin audicionet per fytyrat e reja ne Top Channel dhe mendova perse mos ta bej. Kur shkova per audicionin e pare nuk kisha dhe shume emocione sepse tashme e kisha kaluar nje here kete faze dhe vetem i dhash forca vetes. Me pyeten aty se cilet formate do te doja une qe te prezantoja dhe i thash per Wake up. Me dhane qe te beja prezantimin e mengjesit te tij. Heren e pare u ngaterrova goxha, por e mora menjehere veten dhe nuk eshte se dola shume mire, po as keq nuk isha.

Me ben dhe disa pyetje te tjera e pastaj me thane qe do ma lajmeronin. Kur me moren ne telefon isha shume i lumtur. Kalova fazen e pare te dyten dhe te treten derisa mbetem vetem 8 veta. Aty na thane qe ishim vetem ne qe kishim ngelur dhe do prezantonim Select. Avash avash ia mora doren, sillesha thjesht si une. Pas dy muajsh ankth do e fitoja ose jo audicionin me ne fund mora lajmin qe fitova nje kontrat dy vjecare me Top Channel.

Ka qene dita me e lumtur e jetes time. Jam akoma me i lumtur qe nena ime eahte krenare per mua. Do bej gjithcka per mos te zhgenjyer as ate, as ata qe me besuan dhe as veten. Dhe kam nje mesazh per te gjithe moshataret e mi ”. Mos u dorezoni para endrrave tuaja, ata ndodhen aty pas deres. Jepi kurajo vetes dhe dilja. Mbi te gjitha bej ate qe ti di te besh me mire dhe aty ke per tia dale”.

Baby Boo