Pritje e ngrohtë për Majkon në Kosovë, deklarata e tij për kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet me duartrokitje


Ministrit të diasporës shqiptare Pandeli Majko i është rezervuar një pritje e ngrohtë në Kosovë ku është takuar me personalitetet më të rëndësishme të vendit.

Në një foto të publikuar nga sh-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku shihet ministri Majko nën shoqërinë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, zv. kryeminsitrit të Kosovës Dardan Gashi, kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci dhe miq të tjerë.

Ata ndodhen në një ambient të hapur ku nuk mungon as alkooli.

“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL”, ka shkruar Lushtaku.

Ndërkohë që nuk ka munguar dhe vizita e Pandeli Majkos në Prekaz, në vendin ku u luftua shumë për liri e pavarësi, ku dhe ra heroikisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem jashari.

Majkon e ka shoqëruar në këtë vizitë në Kullën e Jasharajve ku u prit nga Rifat Jashari, edhe kryeministri Haradinaj. Ndërkohë ai në qendërt të Skënderajt para mijërave qytetarëve që ishin mbledhur për të shënuar ditën e diasporës dha një lajm që i gëzoi qytetarët dhe mori duartrokitjet e tyre.

Majko tha se nga 1 janari fillon lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Baby Boo