“Wizz Air po na vjedh”, qytetari: Kanë hequr ‘check-in online’, duhet të paguash 45 €‎ në aeroport

FILE PHOTO: A Wizz Air Airbus A320 at Luton Airport, Luton, Britain, May 1, 2020. REUTERS/Andrew Boyers/File Photo

Denoncimet e qytetarëve shqiptarë ndaj Wizz Air janë të shumta dhe të vazhdueshme.

Kushtet skandaloze, vonesat aspak normale dhe zhvatja e pasagjerëve janë vetëm disa prej problematikave me të cilat përballen qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin e radhës me të cilin është përballur me këtë linjë. Ai thotë se Wizz Air i ka zhvatur 3 anëtarëve të familjes së tij nga 45 euro për të bërë chek-in.

Ai thotë se kompania nuk jep akses në aplikacionin online dhe i drejton pasagjerët te sportelet në aeorport me qëllim marrjen e parave. Sipas qytetarit, punonjësit e aerportit i kanë marrë babait të tij faturën e klientit. Ai thotë se Wizz Air po ndjek këtë skemë për të zhvatur sa më shumë shqiptarët.

Qytetari i kërkon shtetit që të vihet në lëvizje për këtë problem serioz pasi vjedhjet e vazhdueshme po bëhen të rrugës.

Denoncimi i qytetarit:

O JOQ jam vjedhur nga WIZZ Air sot ne Rinas 3 pjestare familje 135€ zhvatje, ju lutem publikoje kete problem se eshte shume serioz. Kompania nuk japin akses ne App, i drejtojne njerzit tek check in, desk per me u kerku lek me nje pseudo fature. Ju lutem publikojeni kete vjedhje. Ju lutem publikoheni qe te vihet shteti ne levizje per kete vjedhje se do behet rruge…

Ja kan marre babit tim faturen e klientit si me stil po punonjesit e aeroportit se nuka isha un personalisht.. Por mund te ju dergoj nje screenshot me fluturimin personal me kod konfirmimi qe Wizz Air ka heq aksesin per te bere Check in oniline per ti sjell delet tek tavolina.. a e kuptoni skemen. Bileta e kthimit po i njejti problem!!! Kam mbi 20 fluturime dhe sme ka ndodh kurre! U shokova qe me than familjret qe kemi paguar 45€ per person

Baby Boo