Lëshohet në përdorim rruga Saraj-Rasçe


Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit kanë përfunduar projektin për realizimin e rrugës e cila lidh Fshatin Rashçe me Fshatin Lubin dhe Komunën e Sarajit. Në hapjen solemne të kësaj rruge, kryetari Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se ky projekt është tepër i rëndësishëm për qytetarët e kësaj ane, andaj për ndërtimin e tërësishëm kontribut të madh kanë dhënë edhe vetë banorët.

“Bëm përurimin e rrugës që është me bashkëpunim ndërkomunal mes Komunës së Sarajit dhe qytetit të Shkupit, por në realitet është edhe faza më e hershme ku ka pasur afarist të vendit të kyçur, edhe të gjithë banorët, ka raste që vitet e mëhershme kur banorët kanë lëshuar edhe tokën e vetë për të hapur këtë rrugë”, tha Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se ndërtimi i kësaj rruge dëshmon sukseset kur institucionet dhe qytetarët bashkëpunojnë. Sipas tij, me këtë rrugë është zgjedhur një problem i madh për banorët e kësaj zone.

“Zgjidhin problem më shumë dekadësh për banorët e Rashçes, për shkak se rrugën e shkurtojmë për rreth gjashtë kilometra. Tani e gjithë rruga deri në Saraj është rreth 3.5 kilometra. Kjo është dëshmi se kur ka bashkëpunim mes institucioneve dhe qytetarëve mund të shkojmë përpara. Njerëzit që jetojnë këtu shumë mirë e dinë se çdo të thotë kjo rrugë për ata”, deklaroi  Petre Shilegov , kryetar i Qytetit të Shkupit.

Realizimi i këtij projekti ka kushtuar rreth 11 milion denarë, prej të cilave, 4.5 milion denarë janë investimet e Qytetit të Shkupit, ndërsa 6,5 milion denarë kanë qenë investim i Komunës së Sarajit dhe banorëve.

Baby Boo