1.3 ton kokainë në Maqedoni, dalin EMRAT: Kush janë dy vëllezërit shqiptar të arrestuar, kishin porositur ngarkesën në Kolumbi


Sejdulla Hebibi dhe Enver Hebibi janë dy shqiptarët e arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut, pas kapjes së sasisë prej 1.3 ton kokainë pasditen e sotme.

Paraprakisht bëhet me dije se, dy vëllezërit Hebibi janë personat që kanë porositur ngarkesën me banane në Kolumbi, ndërsa nuk dihet nëse kanë lidhje me kokainë që u gjet brenda kamionit që po sillte ngarkesën e tyre.

Kujtojmë se, sasia prej 1.3 ton kokainë e kapur pasditen e sotme në një fshat afër Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë dje në territorin shqiptar dhe ka dalë sot.

Sipas informacioneve të para, kamioni me banane ku ishte fshehur kokaina ka hyrë dje në Shkodër nga Mali i Zi, ndërsa mëngjesin e sotëm kamioni është lejuar që përmes doganës së Qafë Thanës në Pogradec, të shkonte në Maqedoninë e Veriut. Kamioni ku ishte fshehur droga nuk i është nënshtruar kontrolleve doganore pasi Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka dhënë dakordësinë që ai të mos preket sepse ishte nën monitorimin e autoriteteve për të parë destinacionin final.

Sapo ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, kamioni me kokainë është futur në një magazinë frutash, aty ku dhe është zhvilluar operacioni policor. Në momentin e operacionit për kapjen e kokainës janë arrestuar dhe tre persona, dy shoferë dhe 1 magazinier.

Operacioni dhe gjithë rrugëtimi i kamionit ku ishte fshehur dorga është monitoruar në çdo moment nga DEA amerikane dhe Guarda di Finanza italiane.

Baby Boo