Lëndohet një person në vendin e punës në Suharekë


Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në vendin e punës në Suharekë. Sipas policisë ai u lëndua gjersa ishte duke punuar në një zdrukthëtari. Ai pas lëndimit ka pranuar tretman mjekësorë. Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Skënderbeu, Suharekë 05.11.2021 – 13:47. Vi*ktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një zdrukthëtari është lënduar. Vi*ktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe inspektori i punës. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo