Arsimtari kumanovar fiton drejtësinë! (Dokument)


Pas disa muajve maltretime, arsimtari shqiptar nga Kumanova, Sedat Zulbehari, ka fituar drejtësinë para organeve të gjyqësisë. MBP paraprakisht kishte kërkuar ngritjen e padisë penale për falsifikim diplome ndaj Sedat Zulbeharit si ish i punësuar në Sh.F. Bajram Shabani në Kumanovë. Mirëpo pas procesit hetimor dhe mbledhjes së dëshmive për dallim nga inspektorati i arsimit dhe MBP të zhvilluar nga Prokuroria themelore në Kumanovë, është konfirmuar se diploma e tij nga Universiteti i Prishtinës është VALIDE .

Kolegët e Sedatit thonë se rasti ka pasur prapavijë.
“Prokuroria ka dëshmuar se arsimtari ka diplomë të rregullt nga UP. Kjo si doket vërteton pretendimet e atëhershme të kolegëve që e njihnin arsimtarin Sedat Zulbearin, se bëhet fjalë për inskenim me qëllime të ulta përfitimi. Persona të afërt me partitë në pushte kan dashur ta largojë Sedatin nga konkurenca dhe në vendin e tij ta punësojë të afërm të tyre. Ky ka qenë shkaku kryesor pse deshën ta fusin në grackë kolegun tonë, të cilin mbarë Kumanova e njeh si arsimtar të ndershëm dhe të respektuar”, kanë thënë shokët e Sedatit.

Gjithçka ka filluar pas një konkursi të shpallur në shkollën “Bajram Shabani” për punësimin e një arsimtari. “Sedati, me mbi shtatë vite përvojë punë, ka qenë kandidati kryesor për t’u pranuar. Që ta përjashtojnë nga konkurrenca, përmes lidhjeve në MPB ia problematizuan diplomën e tij. Më tragjikja e këtij rasti është se denoncimi i rrejshëm në inspektorat dhe në polici është bërë nga individë dhe grupe interesi me moral të ulët e të afërt me pushtetarët për përfitime personale. Në fakt këta persona për të eliminuar nga konkurrenca e punësimit , fill para hapjes së konkursit në këtë shkollë për punësim të një mësimëdhënësi të matematikës , e duke qenë të vetëdijshëm se i njëjti i në bazë të kushteve do të kishte përparësi punësimi, kurse verifikimi i denoncimit do të marrë kohë dhe i njejti nuk do mundët të konkurrojë kanë bërë denoncimin e rrejshëm. Tash verifikimin e të diplomuarit i cili nuk i përket klaneve politike duhet ta bëjnë të padiplomuarit politik. Ky është realiteti në të cilin jetojmë ne…..mjerimi jonë. Kemi arritur fundin…”, theksuan në atë kohë kolegët e Sedatit.

Më në fund “Me vendim të prokurorisë, pas hetimit dhe mbledhjes së dëshmive, hidhet poshtë si e pa bazë kërkesa e MPB për ngritjen e padisë penale për falsifikim diplome ndaj arsimtarit S.Z. (51) nga Kumanova.
Vetë Sedat Zulbehari nuk dëshiron ta komentojë rastin, por vetëm thekson se është më se i kënaqur që drejtësia më në fund doli në shesh dhe që nderi i tijë u kthye në vend.

Baby Boo