Lejuan kontrabandën nga Maqedonia, arrestohen dy doganierë në Goricë


Dy doganierë janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Goricës nga specialistë të Krimit Ekonomiko-Financiar të Policisë së Korçës, pasi lejuan kontrabandimin e mallrave nga Maqedonia.

Gentian Keco, 34 vjeç nga Babani i Devollit, dhe Hektor Marino, 39 vjeç nga Korça, janë emrat e doganierëve të arrestuar nga forcat policore, ndërsa në pranga ra edhe shtetasi 27-vjeçar Petre Mitre nga Gollomboçi i Pustecit, me këtë të fundit që iu gjetën 1.3 tonë fasule kontrabandë.

Sasia në fjalë e mallit kontrabandë u zbulua brenda automjetit tip “Volkswagen”, me targa CB3291MK, dhe kishte hyrë gjatë së shtunës falë ndihmës së doganierëve shqiptarë, të cilët lejuan kalimin e saj pa iu nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Tashmë, shtetasit e arrestuar do të hetohen për veprat penale të “kontrabandës me mallra të tjera” dhe “shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Korçës.

Baby Boo