Semimaturantët preferojnë mjeksinë, ndihmësdrejtorët kërkojnë paralele shtesë


Drejtimet e mjeksisë edhe këtë vit mbeten në krye të preferencave nga semimaturantët, njofton “TVM2”.

Ndihmësderejtorët e dy shkollave profesionale  të mjkësisë, “Pance Karagjozov “dhe “Marija Kiri- Skllodovska,  për TVM2 shprehin brengosje  që për shkak të mungesës së vendeve të lira, kanë qenë të detyruar  të refuzojnë  një numër të konsiderueshëm të nxënësve  edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet për regjistrim. Në shkollën e Mjeksisë Pance Kragjozov, interesim më të madh ka pasur për drejtimin e infermierisë.

Për këtë drejtim janë rrefuzuar gjithsej 91 nxënës të shkëlqyeshëm, sqarojnë  kompetentët. Ndihmësderejtori i kësaj shkolle Sherif Selimi, kërkon  që në vend të paraleles për përkujdesës, të ketë paralele për infermirë, sepse për këtë drejtim nxënësit kanë treguar interesim më të madh për regjistrim.

“Një paralele e kemi refuzuar ku ka nxënës me 74 pikë që është një pikë më pak se maksimumi dhe unë vlerësoj se këta nxënës janë të sinqertë, prindërit e tyre nuk kanë dashur tu përmirësohen notat.  Notat  e tyre janë reale dhe kam propozuar që paralelja për përkujdesës të hiqet dhe të zëvendësohet me infermierë dhe në këtë mënyrë të ploësojmë dëshirën e nxënësve të mirë për tu regjistrauar” – tha ndihmësdrejtorI në SH.M “Pançe Karagjozov”, Sherif Selimi.

Edhe ndihmësdrejtori i Shkollës së Mesme “Marija Kiri”, thekson se këtë vit është dashur të refuzojnë një paralele të plotë për laborantë, drejtim për të cilin nxënësit shprehin po ashtu  interesim tejet të madh.

“Kërkesën e kemi bërë në janar për paralele  shtesë me 30 nxënës, sepse këtë vit është dashur të refuzojmë një paralele të plotë. Shpresojmë se vitet tjera do hasim në mirkuptim dhe do ti analizojnë kërkesat tona sepse ne nuk kërkojmë çka na kujtohet neve, por e shohim se çka është në interes të nxënësve” – u shpreh ndihmësdrejtori i SH.M “Marija Kiri”, Vedat Mustafa.

Kuadri i mjeksisë është shumë i kërkuar edhe në tregun europian andaj edhe kërkesa për këto drejtime është shumë e madhe, thonë  kompetentët e shkollave të mesme të mjekësisë

Baby Boo