Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot në mënyrë të befasishme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në shtëpinë e tij kanë shkuar në këto momente një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore të cilët i kanë komunikuar masën e sigurisë.
Ndryshimi i masës ndaj Tahirit vjen menjëherë pasi ai la mandatin e deputetit. Mësohet se Prokuroria kërkoi masën burg pa afat, por gjykata e la në arrest shtëpie.
Në përditësim…