Grubi: Qeveria sjell ekspertë gjerman për hetime në Covid qendrën modulare në Tetovë


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka informuar opinionin se gjatë ditëve në vijim në vend do të arrijnë ekspertë gjermanë të policisë kr*iminalistike federale me qëllim që të ndihmojnë organet kompetente vendase në përcaktimin e arsyeve për zj*arrin që kaploi qendrën Covid në Spitalin klinik të Tetovës.

“Bëhet fjalë për ekip ekspertësh që vjen nga Gjermania, me saktë nga “Bundeskr*iminalamt” institucion ky me traditë mbi 60 vjeçare të veprimit dhe me mbi 7.000 të punësuar. Gjatë këtyre hetimeve ekspertët do të ofrojnë mbështetje të lartë të ekspertizës, veçanërisht në pjesën e shkencave të forenzikës, analizat e ADN-në, hetimet elektronike dhe identifikimin”, ka shkruar më tej Grubi.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi shkrimin e tij e ka përmbyllur me fjalin: “E vërteta do të dal në pah.”

Postimi i plotë i Grubit:

Baby Boo