Humbi zgjedhjet në SHBA, Presidenti Trump shfaqet duke bërë foto me nusen e re (FOTO)

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump arrives for a photo opportunity with sheriffs from across the country on the South Lawn of the White House in Washington, U.S., September 26, 2019. REUTERS/Erin Scott/File Photo

Pasi humbi zgjedhjet për president të SHBA-së, Donald Trump është parë duke bërë foto me një çift të sapomartuar. Trump po shkonte për t’u relaksuar tek Klubi i Golfit në Virginia dhe sapo e kanë parë, grupi i dasmorëve u afrua që të bënte foto me të.

Një prej mbështetësve të tij të zjarrtë ishte edhe nusja, e cila nuk ngurroi të bënte një foto me Trump, si kujtim në ditën e saj më të veçantë.

Pasi shkëmbeu disa fjalë me nusen, ai bëri një foto me të dhe me shoqërueset e saj. Më pas Trump e uroi nusen për një jetë sa më të lumtur dhe u largua drejt Klubit të Golfit.

Pavarësisht humbjes së dukshme, Trump nuk e ka pranuar fitoren e Joe Biden dhe ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore.

Baby Boo