(VIDEO) ZBULOHET USHQIM ME MODIFIKIM GJENETIK


Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka zbuluar se në Maqedoni  po importohen mallra të modifikuara gjenetikish.  Orizi dhe bërxolla janë ushqimet në të cilat agjencia ka zbuluar këtë fenomen. Por këtë gjendje Agjencia e ka konstatuar edhe tek misri nga Argjentina dhe grimcat e bukës nga Serbia. Mallrat janë kapur në depo të shitësve dhe nuk janë lëshuar në shitje me pakicë, përveç një pjesë të grimcave dhe bërxollave të sojës që tashmë janë tërhequr dhe janë nën kontroll zyrtar. Vetëm nga orizi i modifikuar, Agjencia ka kapur 550 kilogramë. Shitësit i është shqiptuar gjobë prej 5 mijë eurosh.

Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për ushqim

“Konfirmuam se janë lëshuar tre prodhime të modifikuara gjenetikisht.. I gjetëm gjatë kontrolleve të rregullta për siguri të ushqimit. Për mostrat e marra nga grimcat e sojës (1.320 paketime  me nga 200 gramë) dhe bërxollave të sojës (1.270 paketime me nga 200 gramë), rezultati fillestar është pozitiv, se ka modifkim. Por presim edhe rezultatin e analizës së dytë. Prodhimet janë importuar nga Serbia fqinje. Derisa të dalin rezultatet, tërë sasia e bërxollave dhe grimcave të sojës që ka qenë në depo të operatorit, është konfiskuar por edhe pjesa tjetër  që është lëshuar për shitje është tërhequr”

Megjithatë drejtori i Agjencisë për ushqim i siguroi qytetarët se ata po hanë ushqim të shëndetshëm.

Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për ushqim

“Maqedonia konsumon ushqim të sigurt. Këtë e konfirmon fakti se nga gushti i vitit të kaluar deri më sot janë paraqitur vetëm tre toksicitete ushqimore. Ato janë rastet tek “Sedmica”, “Lear” dhe i fundit, me dasmorët në Shtip. Do të dëshiroja mbrojtja të jetë e plotë ose qindpërqindtë, por sipas ligjit, përgjegjësinë për sigurinë e prodhimeve e mbajnë operatorët”

Kontrollet janë bërë gjatë muajit maj dhe ka ende kontrolle dhe analiza laboratorike që nuk kanë dalë, e që mund të rezultojnë sikurse kjo e sotshmja.

https://youtu.be/XvlOykjB5WQ

Baby Boo