KY SHTET HEQ LIRIMIN ME KUSHT PËR TË DYSHUARIT QË PRESIN GJYQIN!


Kalifornia është bërë shteti i parë në SHBA që heq lirimin me kusht për të dyshuarit që presin të dalin para gjykatës.

Projektligji i nënshkruar ditën e sotme nga guvernatori Jerry Broën zëvendëson lirimin me kusht me një sistem të vlerësimit të rrezikut. Megjithatë është ende e paqartë se si do të funksionojë sistemi i ri që pritet të hyjë në fuqi në 1 janar të 2020.

Projektligji i nënshkruar nga Broën i jep Këshillit Gjyqësor të Shtetit një autoritet të gjerë për të riformuar politikat e paraburgimit.

Shumica e të dyshuarve të arrestuar për kundërvajtje të padhunshme do të lirohen brenda 12 orëve sipas ligjit të ri. Ata që përballen me krime të rënda dhe të dhunshme nuk do të kenë të drejtën e lirimit nga paraburgimi.

Kundërshtarët e legjislacionit thonë se kjo i jep gjyqtarëve shumë pushtet. Disa shqetësohen se njerëzit e rrezikshëm do të dalin të lirë dhe nuk do të kthehen për gjykim.

Mbështetësit thonë se ndryshimi do t’i japë fund praktikës së padrejtë të burgosjes së njerëzve thjesht sepse janë të varfër.

Baby Boo