Kuvendi i RMV-së, Zaevi tha se emrat e propozuar kanë biografi për të qenë ministra


Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është duke u zhvilluar seanca e 105-të, në rend dite të së cilës është zgjedhja e ministrave të rinj.
Në fjalimin e tij, kryeministri Zoran Zaev është përpjekur që t’i bind deputetët se emrat e propozuar duhet të votohen, sepse kanë biografi të mirë.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e Sadulla Durakut (BDI) si ministër i Sistemit Politik, Naser Nuredinin (BDI) si ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Trajan Dimovskin (LSDM) – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Hisni Ismaili (Alternativa) si ministër i Kulturës dhe Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Baby Boo