E lidhur me biznesmenin që e shoqëronte kur u arrestua? Fjolla Morina reagon ashpër


Ditën që u arrestua pasi iu gjetën dy armë në çantë, Fjolla Morina shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Në media sot është përfolur se Fjolla dhe Fisnik Syla kishin nisur prej pak kohësh një romancë. Madje flitet se Syla është ai që i dhuroi këngëtares makinën Audi Q7. Fjolla ka reaguar ashpër ndaj këtyre thashethemeve, duke e mohuar lidhjen romantike me biznesmenin.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik, çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në njëfarë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s’i dija! Por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër! Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”shkruan Fjolla. Kujtojmë se dy djemtë që e shoqëronin këngëtaren janë lënë në arrest me burg, ndërsa Fjolla në arrest shtëpie.

Baby Boo