Flet e mbijetuara e aksidentit tragjik në Fier: Pashë vdekjen me sy


Valentina Troka, e mbijetuara e aksidentit të frikshëm të ndodhur një ditë më parë në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë, ka folur për herë të parë për mediat.

Nga shtrati i spitalit në Fier ajo thotë se mban mend gjithçka ndodhi.

Ajo deklaroise ishte një mjet tip Benz ai që i erdhi përballë mjetit Audi ku ndodhej Valentina, por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit, njëherësh nusja e djalit të Astrit Trokës, shoferit të mjetit.

“Ne po shkonim për në Levan me mjetin tip ‘Audi’.

Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip Benz që po mundoheshin të parakalonin.

Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur.

Ne përfunduam anëz kanalit të rrugës së bashku me Benz-in.

Thonë që ne kemi përplasur Benz-in, por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”,- rrëfen ajo..

Baby Boo