Kush është i riu i ekzekutuar nga babai i të dashurë

Olsi Lelo, 38-vjeçari i plagosur paraditen e djeshme në zonën e Unazës së Re në Tiranë ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme. Lelo u qëllua dje më thikë nga babai i të dashurës së tij.

Baby Boo Tinex

Dyshimet e grupit hetimor janë se babai i vajzës me të cilën ishte lidhur Lelo, 51-vjeçari Rezmi Caushaj ishte kundër kësaj marrëdhënie dhe kishte tentuar disa herë t’i ndante. Caushaj e kishte ftuar 38-vjeçarin në kafe ku edhe e ka qëlluar me thikë.

Dy burrat fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas 51-vjeçari e ka qëlluar me thikë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ndërsa sot ka ndërruar jetë pasi plaga i kishte prekur organet jetike.

Restorant Lumare