Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2777 teste të kryera janë regjistruar 159 raste të reja me virusin korona. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 225 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve ka vdekur vetëm 1 pacient nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 310.298 raste, prej të cilëve 300.433 janë shëruar, kurse 9.287 kanë ndërruar jetë. Aktualisht Maqedonia numëron 578 raste aktive me Covid-19.

Baby Boo