Erdogan “ultimatum” Kurtit për ambasadën në Jerusalem


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të uruar atë për qeverinë.
Në letër Erdogan ka shprehur edhe shqetësimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit e Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me populli vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për Qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsërisë urimet e mia më të mira dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, ka shkruar Erdogan në letër.
Përveç kësaj Kurti ka pranuar edhe 4 letra të tjera urimi.

Baby Boo