Kuriozitete nga Botërori: Mos i humbisni këto të dhëna pikante


32 skuadra, 736 lojtarë pjesëmarrës në “Rusi 2018”. Mungojnë vetëm pak ditë nga starti i Botërorit dhe trajnerët e të gjitha skuadrave kanë dorëzuar në FIFA listat përfundimtare. Tashmë mund të bëhet edhe një bilanc, duke nxjerrë në pah disa të dhëna mjaft interesante.

– Nga 736 lojtarë pjesëmarrës në Botëror, 124 vijnë nga kampionatet angleze. La Liga përfaqësohet me 81 elementë, Bundesliga me 67, ndërsa Seria A ka dërguar në Rusi vetëm 58 futbollistë.

– Të 23 futbollistët e grumbulluar nga Anglia luajnë në Premier League, një rast i veçantë mes 32 skuadrave pjesëmarrëse.

– Lojtari më i vjetër që do të jetë në Botëror mbetet portieri legjendar i Egjiptit, El Hadary, që është 45 vjeç, ndërsa më i vogli në moshë vjen nga Australia. Bëhet fjalë për Daniel Arzanin, që ka lindur në vitin 1999.

– Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, plot 71-vjeç. Më i riu, Aliou Cissé i Senegalit, 42 vjeç.

– Manchester City, ekipi kampion në Premier League, është më i përfaqësuari në Botëror me plot 16 lojtarë. Mund të ishin 17 nëse Joakim Low do të përfshinte Leroy Sane në listën përfundimtare të Gjermanisë.

Lojtari më i vjetër:

Essam El Hadary – Egjipt: i lindur më 15 janar 1973, luan për Al Taawoun FC (Arabia Saudite). Te 5 më të vjetrit përfshihen edhe Rafa Marquez (Meksikë, 1979), Sergey Ignashevich (Rusia, 1979), Tim Cahill (Australi, 1979), José Corona (Meksikë, 1981).

Lojtari më i ri:

Daniel Arzani – Australi, i lindur më 4 janar 1999, luan për Melbourne City (Australi).

Te 5 më të rinjtë përfshihen edhe Kylian Mbappé (Franca), Achraf Hakimi (Maroku), Francis Uzuho (Nigeria), Trent Alexander-Arnold (Anglia), të gjithë të lindur në vitin 1998.

Lojtari më i gjatë:

Lovre Kalinic – Kroaci: portier, i gjatë 201 cm, luan për Gent (Belgjikë). Pas tij renditen Jannik Vestergaard, mbrojtës i Danimarkës, i gjatë 2 metra, Federico Fazio, mbrojtës i Argjentinës, 199 cm, Courtois, portier i Belgjikës 199 cm, Robin Olsen, portier i Suedisë, 198 cm.

Më i shkurtri:

Janë 3 lojtarë që kanë të njëjtën gjatësi, 165 centimetra: Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbi).

Peshojnë më shumë dhe më pak:

Sipas të dhënave të FIFA-s,janë tre futbollistë me peshën më të lehtë 59 kg, Takashi Unui (Japoni), Mbark Boussufa (Marok) dhe Javier Aquino (Meksikë).

Me peshën më të madhe është mbrojtësi i Panamasë, Roman Torres, 99 kg.

Lojtarët me më shumë ndeshje në Botëror:

16 – Javier Mascherano (Argjentinë)

16 – Rafael Márquez (Meksikë)

15 – Lionel Messi (Argjentinë)

14 – Mesut Özil (Gjermani)

13 – Manuel Neuer (Gjermani)

13 – Thomas Müller (Gjermani)

13 – Cristiano Ronaldo (Portugali)

13 – Sergio Ramos (Spanjë)

Golashënuesit më të mirë:

10 – Thomas Müller (Gjermani)

6 – James Rodríguez (Kolumbi)

5 – Lionel Messi (Argjentinë)

5 – Gonzalo Higuaín (Argjentinë)

5 – Tim Cahill (Australi)

5 – Luis Suárez (Uruguaj)

4 – Neymar (Brazil)

Qytetet ku kanë lindur më shumë futbollistë:

18 – Panama City (Panama)

17 – Lima (Perù)

13 – Reykjavík (Islandë)

10 – Montevideo (Uruguaj)

9 – San José (Kostarika)

9 – Cairo (Egjipt)

9 – Sydney (Australi)

8 – Lagos (Nigeri)

Ligat me të përfaqësuara:

124 – Premier League dhe ligat më të ulëta në Angli

81 – La Liga

67 – Bundesliga

58 – Serie A

49 – Ligue 1

Skuadrat me të përfaqësuara:

16 – Manchester City

15 – Real Madrid

14 – Barcelona

12 – Chelsea, Tottenham dhe PSG

11 – Manchester United, Juventus dhe Bayern

Baby Boo