Detaje mbi rastin e keqtrajtimit të gruas në Shkup


Rasti që sot u publikua e tronditi vendin ku shihet se si një shofer taksie keqtrajton një grua në Shkup, është paraqitur në polici. Nga MPB-ja për portalin i cili e publikoi fillimisht lajmin kanë thënë se rasti është paraqitur tek ata mbrëmë dhe se kanë paralajmëruar hollësi të reja lidhur me këtë rast.

Kujtojmë që në video që u shfaq në rrjetet sociale shihet se si një burrë shtyn një grua dhe e përplas për toke në njërën nga rrugët e Shkupit. Nuk dihen motivet se pse ka filluar zënka, mirëpo fillimisht në video shihet se gruaja po mundohej që të dëmton makinën e sulmuesit.

Sulmuesi i gruas pas incidentit ka hyrë në makinë dhe ka vazhduar rrugën sikur mos të kishte ndodhur gjë.

Baby Boo