Dhëndri infektohet me Covid-19 pak ditë para dasmës, nusja shkon në spital e martohet me të


Edhe pse në mes të një pandemie Grace Leimann dhe Carlos Muniz nga Teksasi i SHBAve nuk e anuluan dasmën e tyre por vendosën që atë ta zhvillonin në datën e përcaktuar.

Por disa ditë para ceremonisë Carlos infektohet me virusin famëkeq, gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Si rrjedhojë dasma u anulua dhe i riu u vendos në intubim. Në këto kushte Grace e cila i kishte kërkuar leje drejtuesve të spitalit mendoi të befasojë të shoqin duke u martuar pikërisht në atë vend pavarësisht faktit se gjendja e Carlos paraqitej tejet e rënduar. E veshur me fustan të bardhë Grace u fut në dhomën e të dashurit.

Baby Boo